Si sot 29 vite më parë, në Shqipëri ra përfundimisht sistemi diktatorial.
Mijëra shqiptarë, mes të cilëve edhe shumë studentë, rrëzuan bustin e diktatorin Enver Hoxha.
Busti ndodhej në qendër të Tiranës dhe shembja e tij ishte simbol i rrëzimin të sistemit diktatorial.
Protestat kishin nisur nga studentët që në muajin dhjetor dhe ishin pikërisht ata që nxitën tubimin gjigand në Tiranë.
Kauzës së tyre iu bashkuan edhe mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria.
Të pranishmit në shesh kishin marrë zemër dhe nuk ishin më të frikësuar nga autoritetet.
Pamjet e fiksuara nga Fatmir Çepani, tregojnë përleshjen e qytetarëve me me policinë.
Mijëra njerëz brohërasin, vrapojnë dhe qëllojnë me gjithçka munden bustin e diktatorit, derisa e rrëzuan në tokë.
https://www.youtube.com/watch?v=Jv9bYYorKGo