Gjykata e Shkallës së Parë të Shkodrës ka rikonfirmuar masat e sigurisë për grupin “Bajri”.
Seanca u zhvillua nën masa tepër të rrepta sigurie.
Për Ilir Bajrin, Safet Bajrin, Behar Bajrin, Astmer Bilalin, Sirjan Aliajn dhe Emrah Plakun, gjykata vendosi “Arrest me burg”.
Për infermieren Jonida Murat u vendos “Arrest në shtëpi”, ndërsa mjeku Senad Hallunaj, kryeinfermierja e spitalit të Shkodrës, Florine Hoxha dhe financierja Mira Nikaj, u lanë me detyrim paraqitje.
Jonida Murati, 32 vjeçe, ishte banuese në Tiranë dhe ishte punësuar në spitalin e Shkodrës me urdhër të Behar Bajrit.
Murati nuk shkonte asnjë ditë në punë dhe merrte rregullisht rrogën.
Përsa i përket dosjes, SPAK shpalli moskompetencën, pas rrëzimit të akuzës për grup të strukturual kriminal, duke e kaluar në Prokurorinë e Shkodrës.