Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej 500 kg marijuanë, e cila dyshohej se so të dërgohej në Shqipëri.
Operacioni u zhvillua në rrugën provinciale mes Leçes dhe Torre Chianca, ku një automjet po tërhiqte një varkë peshkimi me gjatësi 6m.
Pas kontrolleve, policia gjeti 500 kg drogë brenda varkës.
Pronari i varkës u identifikua si C.M., 45 vjeç nga Lecce.
Karabinierët kontrolluan edhe shtëpinë e 45-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan armë dhe municione, në mesin e të cilave dy pistoleta të kalibrit 4.5mm, një pistoletë kalibër 8mm me 23 fishekë dhe një pushkë.
Sipas agjentëve të Guardia di Finanza, droga kishte si destinacion tregun ndërkombëtar, ndërsa pjesë e trafikut mund të jetë edhe Shqipëria.