Skip to content
Të Gjitha

“Kini mëshirë”! Gjykata jep vendimin për të riun që vrau shokun në Kombinat

· 1 min lexim

Ndonëse ka kërkuar mëshirë, 26-vjeçari Muhamet Sallahini nuk i ka shpëtuar burgut, sepse është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës, pasi akuzohet për vrasje dhe plagosje.

Ai është dënuar me 16 vite burg me gjykim të shkurtuar për veprat penale ‘Vrasje me dashje’ dhe ‘Plagosje e rëndë me dashje’ dhe të dyja akuzat i ka pranuar.

I riu ka goditur me një mjet prerës shtetasin Holdi Hajdarin, në banesën e këtij të fundit në Kombinat, ngjarje kjo e ndodhur më 11 tetor 2018.

Hajdari ndërroi jetë në spital, ndërsa nga analizat e kryera u zbulua se dy të rinjtë kishin konsumuar lëndë narkotike.

Një muaj pas ngjarjes Sallihi u shpreh se ishte shok me të ndjerin dhe se ngjarja e rëndë kishte ndodhur pasi kishin qenë nën efektin e drogës.