Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pjesë e KLP/ Komisionieri publik kërkon shkarkimin e Besnik Canit, zbardhen parregullsitë e gjetura

13:53 18/02/2020
Reading Time: 2 min lexim

Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e prokurorit Besnik Cani, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sipas Komisionerit Publik, Cani ka deklarim të pasaktë të pasurisë dhe mungesë të burimeve të ligjshme.

Seanca ndaj Canit u zhvillua ditën e sotme në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Disa nga gjetjet e Komisionerit Publik lidhen me dy shuma për blerjen e banesës, një truall 600m2 në Paskuqan, një autoveturë dhe një garazh.

Për vitet në të cilat ka deklaruar pasurinë, prokurori ka një bilanc negativ prej 500 mijë lekësh.

Ndërsa për periudhën 2010-2015, subjekti ka bilanc negativ prej 2 milion lekësh, ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve.

“Për KP nga shqyrtimi i dosjes u provua se subjekti gjendet në kushte të pamjaftueshme për dy shuma të blerjes se banesës. – subjekti ka deklarim të pasaktë, mungesë të burimeve të ligjshme. Në lidhje me pasurinë, truall 600 m2 në Paskuqan, nuk provohet burimi i ligjshëm i saj. Lidhur me pasuritë autoveturë dhe garazh, subjekti ka deklarim të pasaktë ndër vite dhe mungesë të burimeve të ligjshme për blerjen e këtyre pasurive. Në ato vite ka një bilanc negativ prej gai 500 mijë lekë. Nër periudhën 2010-15 subjekti ka një bilanc negativ 2 milion lekë mes të ardhurave të ligjshme dhe shpenzimeve. Për aftësitë profesionale, konfirmimi në detyrë është vendosur në vlerësim të gabuar të provave. Subjekti ndodhet në kushtet ku me veprimet dhe mosveprimet e tij, marrëdhënies së tij me një kompani tregtare, si dhe përfiimi i statusit të të pastrehut kur kryente detyrën e titullarit të Prokurorisë Fier, Komisioneri Publik rithekson se këto kushte bien ndesh me detyrën e magjistratit. Për kriterin e pasurisë, subjekti rezulton me mungesë të burimeve financiare. Pëfundimisht kërkojmë: Shkarkimin nga detyra të Besnik Canit,” thuhet në deklaratën zyrtare të KP-së.

Vetë prokurori u justifikua, duke thënë se tokën po e paguan me kredi, ndërsa banesa është ndërtuar me kontriburtfamiljar.

“Nuk mund të mohohet lufta që kam bërë kundër gjakmarrjes gjatë kohës që drejtova Prokurorinë e Shkodrës. Reforma u pa si në dritë të tynelit nga populli shqiptar dhe unë. Kjo reformë u prit me entuziazëm, megjithatë sot përballem me ju për debatet mbi dokumentacionin. Shpresa ime në këtë proces është një analizë profesionale. Në 26 vite punë të miat dhe bashkëshortes, kemi si pasuri një apartament në Laprakë, një autoveturë dhe një vendparkimi, një sipërfaqe toke në Paskuqan, qe po e paguaj me kredi. Ish-banesa aty është ndërtuar me kontribut familjar. Pasuria dhe niveli i jetesës është krejtësisht normal për një familje me dy të punësuar,” mësohet të ketë thënë Cani.

Në rekomandimin e ONM ndër të tjera thuhet se Cani ka tentuar të përfitojë një kredi të butë në Bashkinë e Fierit, ndërsa nuk ka hetuar ish-kryebashkiakun Baftjar Zeqo.

Besnik Cani u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në nëntor të 2018-ës.

Pas ankesave të Komisionerit Publik, dosja e tij shkoi në Komisionin e Posaçëm të Apelimit.

Ky organ hodhi poshtë kërkesën e prokurorit për pezullimin e gjykimit ndaj tij më 11 shkurt.

Cani gjithashtu ka kallëzuar në SPAK dy anëtarët e KPA, Artan Hajdarin dhe Luan Dacin, duke kërkuar shkarkimin e tyre.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: besnik caniKLPkomisioneri publik

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Masakër në Gjilan, zyrtarja e policisë qëllon për vdekje familjarët dhe më pas vetëvritet

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English