Një shqiptar është gjetur i pajetë në Sant’ Epidio të Italisë.
Sipas mediave italiane, viktima është rreth moshës 30 vjeç.
Nga këqyrja paraprake, karabinierët kanë dalë në konkluzionin se shqiptari e kanë vrarë.
Në shpinën e tij janë gjetur disa plagë të shkaktuara nga një mjet prerës.
Hetuesit dyshojnë se shqiptarin e kanë therur me thikë dhe më pas trupin e kanë hedhur në cep të rrugës, për të ngatërruar hetimet.
Sinjali ndërkohë u dha nga një kalimtar i rastit, i cili pa trupin e pajetë të të riut.
Zona është rrethuar nga karabinierët, të cilët kanë nisur punën për mbledhur çdo provë të nevojshme, për të rënë në gjurmët e autorëve.