Duket se në territorin e Shqipërisë vijojnë trazirat dhe shtetasit nuk po gjejnë qetësi.
Ditën e sotme, dy grupe të rinjsh janë përfshirë në një përplasje me armë zjarri që shkaktoi panik në qytetin e Korçës.
Konkretisht ngjarja ka ndodhur në lagjen 17, ose siç njihet ndryshe lagjja “Radenec” që në Korçë njihet si lagje problematike.
Policia ka arritur të identifikojë personat e përfshirë në ngjarje, teksa ka shoqëruar në komisariat anëtarët e njërës palë, pasi pala tjetër është larguar.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se nuk ka persona të lënduar, pasi të rinjtë kanë qëlluar në ajër për motive ende të paditura.
Kujtojmë se javët e fundit në qytetin e Shkodrës kanë ndodhur dy përplasje me armë dhe dy atentate.
Atentati i fundit u regjistrua ditën e djeshme ndaj administratorti të klubit të Vllaznisë, Suad Lici, të cilit iu vendos tritol në makinë.