Autoritetet shqiptare kanë ekstraduar ditën e sotme drejt francës, “Escobarin turk” të drogës, Faruk Baybasin.
Ky i fundit ishte në kërkim nga drejtësia franceze për trafik heroinë dhe ishte dënuar me 30 vite burg.
Turku ka pretenduar se nuk ka qenë kurrë në Francë.
“Nuk kam shkelur në Francë, dua të përballem me autoritetet”, mësohet të ketë thënë ai.
Banda pjesë e cilës ishte edhe Baybasin ka trafikuar 14 miliardë euro drogë në Francë, përmes Spanjës.
Turku i cili është dënuar në mungesë, ka marrë edhe një dëbim nga gjykata e “Loire Atlantique”.
Baybesin ka qenë shumë aktiv përgjatë viteve 1994-1995.
Ai gjithashtu ka pranuar se është djali i trafikantit të dënuar, Mahmut Baybesin, pjesë e familjes së narkotrafikut.
Grupi Baybesin morën etiketimin si “Escobarët e Europës”, pasi kreu i grupit, Husein Baybesin u quajt “Escobari i Europës”.