Skip to content
Të Gjitha

Vdekja e nënës me dy fëmijë në Bulqizë, kryebashkiaku Alla premton pension special për familjarët

· 1 min lexim

Rajmonda Tolaj, së bashku me vajzën 18 vjeç dhe djalin 14-vjeç, u përcollën sot për në banesën e fundit.

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla deklaroi se bashkia do të mbulojë shpenzimet e ceremonisë mortore.

Gjithashtu ai deklaroi, se kësaj familje do t’i akordohet një pension special.

“Do t’i ndihmojmë me shpenzimet e varrimit. I garantoj se do të jemi shumë pranë kësaj familjeje. Do t’i akordojmë një pension special në mbledhjen e Këshillit Bashkiak”, tha kyebashkiaku Lefter Alla.

Një ditë më parë, Rajmonda së bashku me dy fëmijët e saj, Rudinën dhe Fatjonin, u gjetën të pajetë në banesë.

Vajza tjetër, Merita, u dërgua me urgjencë në spital dhe arriti që të shpëtonte.

Shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë helmimi nga gazi, ose ushqimi.

Rajmonda jetonte e vetme me tre fëmijët, ndërsa burri punonte në Greqi.

Mësohet se në shtator, vajza e madhe Rudina, do të martohej.