Skip to content
Rajoni

Breshëri plumbash në kazinonë e Shkupit, humbin jetën dy shqiptarë

· 1 min lexim

Një grabitje me armë zjarri në një kazino në Shkup, ka përfunduar me dy të vrarë.

Sipas mediave maqedonase, kazinoja ndodhet në rrugën “Magjistralja e Adriatikut”.

Katër persona të armatosur u futën brenda kazinosë dhe filluan të qëllojnë ndaj personave që ndodheshin brenda.

Si pasojë e të shtënave ka ndërruar jetë 22 vjeçari nga Kosova me iniciale V.H.

Gjithashtu ka humbur jetën edhe roja i sigurisë së kazinosë, një 20 vjeçar me inciale B.N., pasi u qëllua në kokë me sende të forta.

Pasi morën xhiron ditore, grabitësit u larguan me shpejtësi nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndërkohë ka nisur punën për të indetifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes së rëndë.