Një rrjet trafikantësh, i përbërë nga 11 persona të moshës 19-33 vjeç, ka dalë para Gjykatës Penale në Anecy të Francës, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Të akuzuarit morën dënime që variojnë nga 1 deri në 9 vite burg, ndërsa një nga të akuzuarit ndodhet ende në kërkim dhe u dënua në mungesë me burg e gjobë (100,000 euro).
Ky grup ka ushtruar aktivitetin e tij kriminal për gati 1 vit në Francë dhe gjatë arrestimit policia sekuestroi 1.1 kilogramë heroinë të pastër (e cila vlente në treg rreth 80,000 euro), 10 kg produkte prerëse dhe 400 gram kokainë (ose 40,000 euro në shitje), 17,400 euro dhe një revolver 8 mm.
Laboratori i tyre ishte vendosur në një apartament në Rumilly dhe sipas hetimeve, droga sillej direkt nga Holanda.
Deri më tani në mediat franceze nuk janë bërë me dije ende identitetet e personave të dënuar.