Një rast i pazakontë është regjistruar ditën e sotme në Vorë.
Një i ri ka njoftuar policinë, se afër banesës së tij ndodhej një automjet, për të cilin dyshonte se kishte shkuar për t’i vjedhur banesën.
Blutë kontrolluan menjëherë mjetin por nuk gjetën asgjë të dyshimtë.
Bazuar në thëniet kontradiktore të 25-vjeçarit, policia e mbajti në vëzhgim dhe më pas e ndaloi në aksin Sharkë-Vorë.
Gjatë kontrollit fizik atij iu sekuestrua një pistoletë me krehër me fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
“Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Vora”. 25-vjeçari tentoi të mashtronte shërbimet e Policisë, por pas mbajtjes në vëzhgim dhe veprimeve të shpejta profesionale u bë arrestimi i tij në flagrancë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat iu gjetën në trup 25-vjecarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, pas njoftimit të marrë nga shtetasi A. M. se aftër banesës së tij ndodhej një automjet dhe dyshonte se kishte shkuar për të vjedhur në banesën e këtij shtetasi, menjëherë organizuan punën, ku ushtruan kontroll në automjetin e dyshuar që pretendohej nga 25-vjeçari A. M., por gjatë kontrollit dhe verifikimeve nuk ka rezultuar asnjë problem.
Shërbimet e Policisë, bazuar në veprimet dhe thëniet kontradiktore të shtetasit A. M., e kanë mbajtur nën vëzhgim këtë shtetas prej disa orësh dhe gjatë operacionit policor të koduar “Vora”, në aksin rrugor Sharke -Vorë kanë ndërhyrë duke e kontrolluar 25-vjeçarin. Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet”, shkruan Policia.