Aktori i njohur Agim Bajko do të jetë drejtori i ri i Teatrit të Kukullave.
Vendimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.
VENDIMI I PLOTË
VENDIM PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TЁ QENDRЁS KOMBЁTARE TЁ KULTURЁS PЁR FЁMIJЁ DHE TEATRIT TЁ KUKULLAVE.Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave. VENDOSI: Z. Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrёs Kombёtare tё Kulturёs pёr Fёmijё dhe Teatrit tё Kukullave. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Ky post është mbajtur më herët nga aktori Erion Isai.
Ky i fundit u largua nga ky pozicion, pasi u zgjodh kryetar bashkie në Kolonjë.
Një personazh tjetër i njohur që ka drejtuar Teatrin e Kukullave ka qenë edhe Monika Lubonja.