Skip to content
Të Gjitha

Nuk tërhiqen pa marrë pagat, punëtorët e nënstacionit të Poçemit në ditën e dytë të grevës së urisë

· 1 min lexim

Punonjësit e nënstacionit të Poçemit janë duke zhvilluar ditën e dytë të grevës së urisë.

Ata kërkojë 27 pagat që deri më tani nuk i kanë marrë.

Brenda ambjenteve ndodhen 13 punonjës, ndërsa pritet t’u shtohen edhe 5 të tjerë.

Sipas “Dosja.al”, si pasojë e temperaturave të ulëta, disa prej tyre kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Njëri prej punonjësve mbrëmjen e djeshme, përfundoi në ambulancën e fshatit Fratar.

Kompania u ka kërkuar punonjësve që të ndërpresin grevën e urisë, por ata kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen pa marrë pagat.

Njëkohësisht ditën e djeshme, protestuan para prefekturës së Fierit naftëtarët e Ballshit.

Ata kërkuan nga qeveria që të ndërhyjë, pasi kanë 6 mua pa marrë rrogat.

Edhe naftëtarët e Ballshit kanë parlajmëruar me grevë urie për ditën e hënë, nëse nuk marrin pagat.