Një person ka tentuar të grabisë dy biznese në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, shkruan “Balkanweb”.
Një i ri i maskuar dhe i armatosur ka hyrë brenda një agjëencie udhëtimesh dhe ka tentuar të kryejë grabitje.
Pavarësisht se ishte i pajisur me armë zjarri, autori është larguar menjëherë pasi puonjëset e agjencisë filluan të bërtisnin të tmerruara.
Pak minuta më vonë, dyshohet se po i njëjti person është futur brenda ambjenteve të një supermarketi për të kryer grabitje, por ka marrë vetëm disa lekë që gjendeshin në banak, pasi kasa ishte e mbyllur.
Policia ndërkohë nuk ka identifikuar ende të riun dhe po kryen hetimet për zbardhjen e ngjarjes.