Skip to content
Të Gjitha

Tronditet Durrësi! Plagoset me armë zjarri një person

· 1 min lexim

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, në zonën e plazhit.

Sipas informacioneve paraprake, personi në fjalë është plagosur në këmbë, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë me dije ende.

Po ashtu, nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.

Kujtojmë se më herët, javën e shkuar, dy atentate tronditën qytetin e Shkodrës, ku në njërin mbeti e plagosur një këmbësore 35-vjeçare, ndërsa në tjetrin një 42-vjeçar.