Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

BE dhe SHBA në kahe të kundërta. Ja lëvizjet e fundit për dialogun Kosovë-Serbi

16:46 10/02/2020
Reading Time: 4 min lexim

Më 22 janar të këtij viti Richard Grenell, i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, zhvilloi një takim me presidenti Hashim Thaçi dhe dy ditë më vonë më 24 janar takoi presidenti n serb Aleksandër Vuçiç.

Gjatë takimeve dy presidentët mbajtën qëndrime të kundërta: Thaçi e vlerësoi rolin e SHBA dhe e konsideroi Trump si vendimtar në marrëveshjen mes Serbisë e Kosovës, ndërsa Vuçiç nuk ra aspak dakord me kërkesën e SHBA-së, duke e konsideruar të papranueshme.

Në thelb kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës qëndron në një stabilizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ku Kosova duhet të heqë taksën 100% ndaj produkteve serbe, ndërsa pala tjetër duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

Por, pavarësisht përgjigjes negative të Vuçiç, duket se SHBA nuk ka ndërmend të ndalet, pasi Richard Grenell ka intensifikuar angazhimin për rifillimin e dialogut.

Gjatë fundjavës që lamë pas, nëpërmjet disa postimeve në Twitter ai i kërkoi palës kosovare që ta heqin tarifën ndaj mallrave serbe për t’i hapur rrugë dialogut, ndërsa vetë presidenti Donald Trump shpërndau në Twitter një vlerësim të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku ai lëvdonte Grenell për angazhimin e tij.

Kjo e nxiti Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që të deklarojë, se nën udhëheqjen e presidentit amerikan, ai është i bindur se do të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi.

“Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell, jam besimplotë, se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jemi të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin e Kosovës”, shkroi të dielën në profilin e tij social, Hashim Thaçi.

Nga ana tjetër, kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se do të bashkëpunojë ngushtë me Thaçin për politikën e jashtme të Kosovës, teksa shfaqi gatishmërinë për të hequr tarifën ndaj mallrave të Serbisë, por me kushtin që atë do ta zëvendësojë me reciprocitet të plotë, politik tregtar dhe ekonomik.

“Ne konsiderojmë se jemi këtu ku jemi, ku si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë, se me Serbinë do të kemi reciprocitet, politik, ekonomik dhe tregtar si zëvendësim për tarifën 100%. Ne nuk themi që do të kthehemi në marrëdhënie asimetrike me Serbinë, përkundrazi do të avancojmë duke e shndërruar subjektivitetin tonë në çështje integriteti dhe dinjiteti në parimin, i cili më së shumti njihet në vlerën e tij në raporte fqinjësore bilaterale, e ky është reciprociteti”, ka deklaruar Albin Kurti.

Por, jo të gjithë janë pajtuar me këtë qëndrim të Kurtit, pasi dy liderët e opozitës së re, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e kundërshtuan atë.

“Mos e hjek taksën Albin. Mos u tërhiq për disa poenë të përkohshëm që mund t’i fitosh nga bashkësia ndërkombëtare. Miku që është mik i vërtetë të do e të ndihmon me lavd, por edhe me kritika. Nëse nuk jemi të zotët e vetes nuk na do as miku. Rikonsideroje vendimin Albin. Ne mund të vazhdojmë të mos pajtohemi. Për këto mospajtime sovrani ka dhënë verdiktin më 6 Tetor, por kjo është një temë më e madhe se sa një grusht vota”, shkroi në një letër publike drejtuar Kurtit, Ramush Haradinaj.

Nga ana tjetër, sebët duan vetëm heqjen e taksës dhe refuzojnë njohjen e Kosovës si shtet e pavarur.

Sipas mediave vendase për deklaratat e Albin Kurtit për vendosjen e reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë se “gjërat nuk janë aq të thjeshta sikur je në opozitë dhe flet pa përgjegjësi.

Ndërsa sa i përket zëvendësimit të tarifës me reciprocitet, kjo nuk mund të ndodhë, pasi Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet”, ka deklaruar Vuçiq, i cili megjithatë, paralajmërimin për heqjen e tarifës nga qeveria e Kurti, e quan lajm të mirë.

Po BE çfarë pozicioni ka në këtë mes?

Sipas analistëve qasja e BE ndryshon nga qasja e SHBA lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Armend Mujës u shpreh për DW: “SHBA-të përmes Ambasadorit Richard Grenell do të insistoj për një qasje të përshpejtuar të dialogut, ndërsa BE do të insistoj për një qasje më të ngadalshme. Trump do të insistoj për konkludim të shpejtë të bisedimeve para fushatës për zgjedhje presidenciale në nëntor 2020. Dy parime kryesore do të dominojnë qasjen e SHBA-së, shpejtësia dhe një perceptim që zhvillimi ekonomik ndihmon uljen e tensioneve mes vendeve. Ndërsa, BE ende nuk ka një qasje të unisuar”, thotë Armend Muja, duke rikujtuar me herët ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi, nga ish-shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini dhe me vonë përmes procesit të Berlinit të inicuar nga Presidenti francez dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Në këto kushte nuk mund të thuhet me siguri se si mund të shkojë marrëveshja mes dy shteteve, por angazhimi i SHBA dhe Kosovës është shumë më i madh se pala tjetër.

Nga njëra anë Irani, nga ana tjetër gjyqi! Pse Trump po angazhohet kaq shumë në çështjen Kosovë-Serbi

Të tjera

SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë
Aktualitet

SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ndërmarrë një operacion të gjerë në disa qytete të vendit,...

13:33 08/08/2025
E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual
Aktualitet

E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual

Një ngjarje e rëndë është denoncuar në zonën e Maliqit, ku një 30-vjeçare ka akuzuar vjehrrin e saj për abuzim...

13:08 08/08/2025
Para

Akuzohet për pengmarrjen e Jani Prengës! Dritan Rexhepi jep intervistë për Artan Hoxhën nga burgu i Ekuadorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë

SPAK operacion në disa qytete, goditet grupi i trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë

13:33 08/08/2025
E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual

E rëndë në Maliq! Nusja akuzon vjehrrin për abuzim seksual

13:08 08/08/2025
Përplasja mes “Tifozave Kuq e Zi” dhe FSHF-së thellohet: Thirrje për bojkot ndaj ndeshjes me Letoninë

Përplasja mes “Tifozave Kuq e Zi” dhe FSHF-së thellohet: Thirrje për bojkot ndaj ndeshjes me Letoninë

12:44 08/08/2025
Influencuesit e “Tik-Tok” dhe “Instagram” rrëmbejnë audiencën, bien ndjeshëm të ardhurat e televizioneve

Influencuesit e “Tik-Tok” dhe “Instagram” rrëmbejnë audiencën, bien ndjeshëm të ardhurat e televizioneve

12:27 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.