Skip to content
Të Gjitha

Aeroporti i Kukësit, zgjidhet kompania që do të mbikëqyrë punimet

· 1 min lexim

Kompania Instituti i Konsulencës në Ndërtim (IKN), është fituesja e tenderit për mbikëqyrjen e punimeve për aeroportin e Kukësit.

Njoftimi është bërë në buletinin e Agjencisë së Prokurorit Publik.

Fondi limit ishte 175.4 milion lekë pa TVSH, ndërsa “IKN” ka ofruar po të njëjtën shumë.

Nga katër kompanitë që morën pjesë në garë, ku tre ofertat e para ishin bashkime kompanish. “IKN” do të mbikëqyrë punimet për ndërtimin e aeroportit të Kukësit

Aeroporti i Kukësit është i dyti në vend dhe pritet të funksionojë për fluturime low cost.

Ministria e Infrastrukturës ka deklaruar se ky aeroport pritet të regjistrojë një trafik prej 300 mijë pasagjerësh në vit.

Për shpalljen e fituesit nuk ka pasur ankesa dhe nëse kompania vendos të tërhiqet nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës, bazuar në ligj