Skip to content
Të Gjitha

“Sheiku i Shkodrës” dhe kreu i “Bandës së bananeve”, kush janë dy subjektet që ranë në rrjetën e OFL

· 2 min lexim

Operacioni Forca e Ligjit bëri sot publik subjektet e radhës që dueht të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve. Njëri prej tyre është Albert Lame, ose Albert Kochsiek, i cili është mbiemri i gruas

Lame njihet si kreu i “Bandës së bananeve”, i cili transportonte drogë nga Ekuadori në Gjermani,të fshehur brenda kutive të bananeve.

Ai u kap në Gjermani në 2018-ën, me një ngarkesë 1.8 ton, me vlerë 400 milion euro.

Së bashku me të u arrestua edhe Emiljano Hysenaj, i cili është në listën e OFL dhe do t’i sekuestrohen pasuritë në Shijak.

Subjekti tjetër në listë është Bardhoka Pllanaj, i cili njihet ndryshe si “Sheiku i Shkodrës”.

Pllanaj u arrestua në 2018-ën, pasi u konstatua se po ndërtonte një pallat pa leje, me vlerë 2 milion euro.

Kjo vlerë monetare rridhte nga aktiviteti i tij i paligjshëm në Gjermani në fushën e narkotikëve.

Gjithashtu Pllanajt iu sekuestruan prona, aprtamente, biznese, troje dhe makina.

Emri i tij u lakua për herë të parë në 2014-ën, gjatë operacionit policor “Laguna e Vilunit”, ku u sekuestruan një ton hashash.

Shtatë persona përfunduan në pranga gjatë operacionit, por Pllanaj arriti të shpëtonte.

Ndër të tjera, në tetor të 2019-ës, Pllanaj theu masën e sigurisë “Arrest shtëpiak” dhe u arrestua në Lushnje.