Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqiptari gjendet i vdekur në qeli në Francë/ Familjarët hedhin poshtë vetëvrasjen, publikojnë fotot e dhunës

12:16 10/02/2020
Reading Time: 2 min lexim

Një shqiptar i arrestuar në Francë, është gjetur i pajetë në dhomën e qelisë.

Autoritetet franceze e kanë raportuar ngjarjen si vetëvrasje.

Nëna e Mentor Rexhës, Rukije Rexha, i ka bërë thirrje shtetit shqiptar që të zbardhë ngjarjen.

Sipas saj, djali nuk ka kryer vetëvrasje, por e kanë dhunuar në burg, shkruan “Top Channel”.

Ajo tregon se i biri ka shenja dhune në trup, për këtë arsye kërkon hetim.

“I bëj thirrje shtetit shqiptar që ta zbardh ketë ngjarje, djali nuk ka kryer vetëvrasje por është dhunuar ne burg. Lajmin e kemi marre nga shokët e tij qe na kane tregua sepse askush tjetër nuk na ka lajmëruar për vdekjen e djalit. Djali kishte një vit që ishte në France dhe 6 muaj kishte në burg se akuzohej për djegien e disa makinave. Ka qenë duke folur me vëllain në telefon kur e kanë arrestuar. Gjate kohës që kemi folur në telefon nuk na ka shprehur shqetësime dhe ne jemi të bindur se nuk ka kryer vetëvrasje. Kërkojmë që të hetohet sepse në trup ka shenja dhune. I bëj thirrje shtetit të me kthejnë trupin e djalit dhe të zbardhet ngjarja. Fëmijët i kam rritur me halle” thotë ajo.

Ndërkohë Selaudin Rexha, djali i xhaxhait të viktimës, ka akuzuar ambasadën shqiptare në Francë, e cila sipas tij i është përgjigjur në mënyrë absurde kur i kanë kërkuar ndihmë.

“Ambasada shqiptare në France nuk na është përgjigjur por na është shprehur në mënyre absurde kur i kemi kërkuar ndihme dhe te gjitha veprimet janë duke i kryer vëllai i viktimës me të motrën e tij. Akuzat ndaj kushëririt tim janë të pavërteta. Ky është rasti i 5 i shqiptarëve që vriten në burg dhe dy janë nga Shkodra ndërkohë që shtetit nuk hesht ndërkohë që po te ishin nga ndonjë shtet tjetër reagimi do ishte i madh”, shprehet ai.

Mentor Rexha ka lindur në Lezhë dhe banonte në Shkodër.

Një vit më parë ai kishte udhëtuar drejt Franës si emigrant, ndërsa kishte bërë edhe aplikimin për të marrë statusin e azilantit.

Ai ka përfunduar në burg së bashku me dy shqiptarë të tjerë nën akuzën e djegies së disa automjeteve.

Motra e tij thotë, se në komunikimet që kanë pasur, Rexha ka pretenduar gjithmonë pafajësinë.

Jo të bindur nga versioni i autoriteteve franceze, familjarët e Rexhës i kanë bërë fotot trupit të tij, ku shihen shenjat e dhunës, si litari në fyt, të çarat në kokë dhe shenja të shumta në trup.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: burgdhuneFranceshqiptarivetevrasje

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

“Sheiku i Shkodrës” dhe kreu i “Bandës së bananeve”, kush janë dy subjektet që ranë në rrjetën e OFL

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English