Vetëm pesë ditë pas lirimit nga paraburgimi, Vladimir Gjuta është shoqëruar sërish.
Ai u pikas pranë selisë së PS në Tiranë, pasi tentoi të futej me forcë brenda godinës.
Brenda në godinë ndërkohë ndodheshin zyrtarë të PS dhe kryeministri Edi Rama, të cilët po zhvillonin një mbledhje.
Sipas dëshmive të dëshmitarëve okularë, Gjuta ishte i armatosur.
Vladimir Gjuta u arrestua më 22 janar, për dhunë ndaj kushëririt të tij.
Pesë ditë më pas ai u lirua, pasi kushëriri tërhoqi denoncimin.
Në të shkuarën Gjuta është arrestuar për shpërthimin me tritol në farmacinë e babait të Saimir Tahirit në Tiranë.
Pas disa muajsh ai u lirua nga kjo akuzë dhe la qelinë.
Gjithashtu Gjutës i janë vënë prangat edhe për dhunë ndaj babait.