Skip to content
Bota

Po mban në ankth botën, ndryshohet zyrtarisht emri i Coronavirusit

· 2 min lexim

E gjithë bota ka momentalisht një kryefjalë të përbashkët: virusi vdekjeprurës kinez.

Ai që deri më tani e kemi njohur me emrin ‘Coronavirus’ u ka marrë jetën 813 personave dhe ka prekur mbi 37 mijë të tjerë, edhe jashtë Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetit prej disa javësh ka shpallur gjendjen e emergjencës botërore për shkak të shpejtësisë me të cilën po përhapet virusi, ndërsa shumë vende ka anulluar flutrurimet drejt Kinës.

Situata bëhet çdo ditë e më tragjike, teksa shkencëtarë të shumtë po punojnë për krijimin e një vaksine, që sipas gjasave mund të jetë gati pas 8 ose 10 muajsh.

Së fundmi, CNN bën me dije se gjatë konferencës për shtyp të mbajtur ditën e djeshme Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë i ka ndryshuar emrin Koronavirusit .

Sipas zyrtarëve kinezë u deklarua që virusi përkohësisht do të quhet Pneumonia Novel Coronavirus, ose NCP.

Ky hap u ndërmor pasi banorët e Whanit e kanë parë diçka te tillë si jo të drejtë për ta dhe stigmatizuese.

Kujtojmë se mendohet që shkak për përhapjen e Coronavirusit ose NCP është bërë një treg i hapur, që punonte ilegalisht në shitjen e gjitarëve që mendohet se përhapën Koronavirusin, si gjarpërinjtë, lakuriqi i natës dhe minjtë. (Lexo këtu).

Shumë teori konspirative kanë qarkulluar në Internet rreth përhapjes së NCP, ku me e çuditshmja është teoria e televizioneve ruse:

Teoria e re e rusëve mbi përhapjen e Coronavirusit