Skip to content
Bota

I shpëtoi operacionit të parë të policisë, përfundon arratia për trafikantin shqiptar

· 1 min lexim

Policia italiane ka finalizuar operacionin për kapjen e një shqiptari të rrezikshëm.

Sipas mediave të shtetit fqinj, shqiptari 51 vjeçar, ishte një trafikant i rrezikshëm droge.

Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, që prej janarit të këtij viti.

Gjatë kësaj periudhe u arrestuan 22 anëtarë të një grupi kriminale, që operonin në rajonin e Puglias, por 51- vjeçari shpëtoi.

Pas shumë kërkimesh, policia e gjeti shqiptarin në një fermë në jug të Foggias.

Shqiptari sapo pa policinë, tentoi sërish të arratisej, por pa sukses.

Mbi shqiptarin rëndojnë akuzat e trafikut të drogërave të rënda dhe pjesëmarrje në grup kriminal.