Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliun.
Ky i fundit nuk pati probleme me asnjë prej shtyllave të vlerësimit, pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aftësitë profesionale.
Ndaj tij u paraqitën edhe dy denoncime, nga një qytetar dhe nga kreu i sindikatës së punonjësve të policisë së shtetit, për të njëjtin qëllim.
Drejtuesi i sindikatës është shprehur se Veliu ka bërë emërime në kundërshtim me ligjin dhe ka shkelur marrëveshjet me sindikatën.
Denoncimet ndërkohë u hodhën poshtë ga Veliu, i cili tha se do të respektojë çdolloj vendimmarrje të Komisionit.
Përsa i përket pasurisë, Veliu jeton në një shtëpi me qira, pasi apartamenti i tij është në ndërtim e sipër.
Ai deklaroi 5 milion lekë të reja kredi për apartamentin me vlerë 79 mijë euro.
Gjithashtu Veliu ka deklaruar se ka një llogari bankare me vlerë 750 mijë lekë të ardhura dhe një llogari 5 mijë euro nga shitja e një makine.
Bashkëshortja e tij ndërkohë ka deklaruar një llogari 2.4 mln lekë nga të ardhurat.