Qeveria ka vendosur të ndryshojë formën e koncesionit për aksin Thumanë-Kashar-Lekaj.
Fillimisht formula e përcaktuar ishte me Partneritet Publik Privat, por qeveria prishi në mënyrë të njëanshme kontrarën koncesionare me “Gener2”.
“Monitor” shkruan, se shumë shpjet Ministria e Infrastrukturës do të hapë garën për ndërtim, me koncesion të tipit BOT. (Ndërtim Operim Transferim).
Sipas kësaj formule ndërtimi i rrugës bëhet me kapital privat, kompania më pas përfiton fondet nga taksimi i aksit, për një periudhë prej 30 vitesh.
Pas përfundimit të periudhës së pagesës, rruga kalon në pronësi të shtetit shqiptar.
Në këtë mënyrë nuk rrezikohen fondet publike, pasi shpenzimet për ndërtimin e objektit paguhen direkt nga taksa që do të paguajnë përdoruesit e rrugës.
E para që propozoi projektin kundrejt pagesës, ishte kompania austriake “Strabag”.
Aksi Thumanë-Rrogozhinë-Kashar, ka fizibilitet të lartë për ndërtimin kundrejt pagesës, për shkak të volumit të madh të lëvizjes së mjeteve.
Fizibiliteti i segmentit të katërt të autostradës Adriatiko-Joniane, kushton 162 milion euro pa TVSH ose rreth 30% më lirë sesa varianti fillestar me PPP.
Segmenti Thumanë-Kashar është 21 km i gjatë dhe do të funksionojë si një autostradë e kategorisë A, me shpejtësi 120 km/h.
Parashikohet që brenda 24 orëve, ky aks të përshkohet nga 60 mijë mjete.
Segmenti Kashar-Lekaj i gjatë 33 km, do të kushtojë 480 milion euro.
Aksi nis në Kashar dhe përfundon në Lekaj të Kavajës, pas km nga aksi nacional.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, për këtë aks parashikohet edhe ndërtimi i disa tuneleve në kodrën e Kasharit, për të kaluar në ultësirë.
Edhe ky segment do të jetë autostradë e kategorisë A, me shpejtësi 120 km/h.
Risku që merr përsipër shteti me këtë formë koncesioni është garantimi i trafikut, mirëpo investitori do ta kryejë vetë studimin.
Korridori Adriatiko-Jonian është i Korridorit të Mesdheut, që fillon nga Spanja dhe kalon në Francë, Itali, Slloveni, Kroaci dhe Hungari.
Kjo autostradë lidh korridorin TEN-T mesdhetar, që kalon në bregdetin kroat, me rrugët përgjatë bregut malazez dhe përshkron Shqipërinë nga Muriqani në Lezhë, Tiranë, Fier, Tepelenë, Gjirokastër dhe përfun don në Kakavijë.
Autostrada Adriatiko-Joniane, nis në Muriqan dhe përfundon në Kakavijë, me 13 segmente me gjatësi 318 km.
Ky korridor sipas studimeve paraprake të fizibilitetit, pritet të kushtojë 2.4-27 miliardë euro pa TVSH.
Pjesë e korridorit është edhe segmenti Milot-Balldren, i cili është dhënë me PPP me kosto 256 milion euro.