Sistemi elektronik i lejeve të qëndrimit për shqiptarët në Greqi nuk është më funksional.
Autoritetet greke nuk kanë dhënë asnjë informacion për zgjidhjen e këtij problemi.
Shqiptarët janë mbledhur sërish përpara dyerve të institucionit përgjegjës, por nuk kanë mundur dot të kryejnë asnjë veprim.
Kjo situatë ka stresuar qytetarët shqiptarë, të cilët kanë që në mëngjes që presin në radhë, për të mbaruar punë.
Shqiptarët nuk kanë informacion, nëse ky problem do të jetë vetëm sot, apo edhe në ditët në vazhdim.
Ky problem është i përsëritur, pasi në fillim të 2019-ës, shqiptarët pritën disa ditë derisa sistemi të rregullohej.