Skip to content
Të Gjitha

Kopshtari i resortit “Golden” zbërthehet para Prokurorisë, tregon se çfarë bëri me trupin e Jan Prengës

· 2 min lexim

Detaje të reja janë zbuluar nga rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës.

Ky i fundit do të mbahej peng në resortin “Golden” në Shijak, por ndërroi jetë rrugës, si pasojë e dhunës dhe gjakderdhjes.

Kopshtari i resortit ka treguar se pronari, Altin Hajri, e detyroi që të zhvendoste trupin e viktimës.

Festim Bexhdili vendosi të tregonte ngjarjen, pasi hetuesit i treguan pamjet filmike.

Ai pranoi se ishte i punësuar si kopshtar dhe pasditen e 17 janarit iu kërkua që të nxirrte trupin e pajetë të një personi jashtë kompleksit.

Bexhdili tregon se u largua me një furgon të bardhë disa km larg resortit, ndërsa trupin e pajetë ia dorëzoi Altin Hajrit dhe një pjesëtari të familjes Doçi nga Shkodra.

Më pas ai u kthye në resort dhe dorëzoi furgonin.

Festim Bexhdili tashmë ka marrë statusin e bashkëpunëtorit, pasi dëshmia e tij konsiderohet një provë e fortë.

Shkak për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, u bë një sasi prej 238 kg kokainë, që vëllai i tij, Astrit Prenga, duhet t’ja dorëzonte 3 grupeve kriminale.

Deri më tani janë arrestuar 5 persona, Bajram, Leonard dhe Elton Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili.

Ndërkohë në kërkim janë Altin Hajri, Ardian dhe Artan Doçi.