Skip to content
Të Gjitha

Grabitja dhe plagosja e çiftit në Allias/ Arrestohet njëri prej autorëve, në kërkim bashkëpunëtori

· 1 min lexim

Policia ka zbardhur tentativën e grabitjes në shtëpinë e çiftit Petrit dhe Afërdita Laze në zonën e Alliasit të regjistruar më 19 janar.

Në pranga ka rënë Fatjon Mërtnika, 28 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim Markeljan Cungu, si bashkëpunëtor.

Të dy këta persona kanë qenë të dënuar më parë për vjedhje.

Rreth një km larg banesës, policia ka gjetur armët e zjarrit të përdorura gjatë grabitjes, një kallashnikov dhe një pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë këtu se pronarët e shtëpisë u përleshën me grabitësit, duke mbetur të plagosur.

Ata u dërguan me spital menjëherë dhe për fat të mirë plumbat nuk i rrezikuan jetën.

Në momentin e grabitjes, në shtëpi ndodhej edhe vajza e tyre.