Skip to content
Të Gjitha

“Kush është ky bandit, nga se ka frikë?”, Fevziu bën publik një rast që duhet hetuar nga “Anti-KÇK”

· 1 min lexim

Më 31 janar u miratua ligji për paketën “Anti-Kap Çfarë të Kapësh”. (Lexo këtu)

Kjo paketë hasi në kundërshtime të shumta, por megjithatë duket se denoncimet e para kanë filluar vetëm 4 ditë pas miratimit.

Fillimisht, ishte Partia Demokratike, e cila tha se nëse “Anti-KÇK” do të fillojë nga puna, le ta bëjë duke nisur nga Edmond Bego.(Lexo këtu)

Së fundmi, gazetari Blendi Fevziu ka dhënë një shembull të një rasti për t’u hetuar nga efektivët e OFJ-së(Operacioni Forca e Ligjit).

Gjatë emisonit të tij, Fevziu ka folur për një person, i cili jeton në periferi të Tiranës dhe ka montuar një sistem alarmi që ka kushtuar gjysmë milioni euro.

E di që një prej vilave qëe ndodhet në periferi të Tiranës ka 500 e ca mijë euro sistem alarmi. Kush është ky bandit që harxhon gjysmë milioni euro për t’u ruajtur? Nga kush trembet nga qentë apo nga zogjtë?,”- tha Blendi.

Kujtojmë se sot ka nisur punën në terren operacioni “Forca e Ligjit”.

Oficerët e OFL-së kanë zbarkuar mesditën e sotme në Shijak, në restortin “Golden”, ku u mbajt peng 49-vjeçari Jan Prenga.( Lexo këtu)