Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Vrasja në lokalin me muzikë në Lezhë/ Dënohet me 18 vite burg Përgjini

11:58 27/12/2018
Reading Time: 3 min lexim

Pas 6 vitesh i shpallur fajtor për vrasjen e Maldin Shtejfnit, Maringlen Përgjini ka marrë dënimin prej 18 vitesh burg.
Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2013 në Lezhë dhe tani Gjykata e Apelit Shkodër, ka dhënë vendimin e formës së prerë për personin në fjalë.
Ndërkohë është marrë vendim edhe për Anton Toli dy vite burg, edhe për Sergjio Prenga 9 muaj burg, të cilët dënohen për veprën penale “Moskallëzim krimi”, ndërsa Ergys Nika që dyshohej edhe ky për të njëjtën vepër, u la i lirë.
Kujtojmë se në janarin e vitit 2013 ngjarja ndodhi në një lokal me muzikë në Lezhë, ku viktima ishte bashke me shokun e tij Sergjio Prenga ndërsa në një tavolinë tjetër ishin Ergys Nika, Anton Toli dhe disa persona të tjerë.
Ergysi dhe Maldini kanë nisur një debat për porosinë e një kënge.
Pas mbylljes së debatit të tyre, në lokal ka mbërritur Maringlen Përgjini dhe ndërkohë i kanë thirrur Maldinin dhe shokun e tij Sergjion në tavolinën e tyre.
Ato momente, Maldin Shtjefni është qëlluar për vdekje me një plumb në ballë.
Pas ngjarjes dëshmitë kanë rënduar mbi Maringlen Përgjinin i cili u kërkua nga policia për 16 ditë. Ndërkohë Maringlen Përgjini dhe Ergys Nika, akuzojnë njëri tjetrin për vrasjen e Maldin Shtjefnit.

VENDIMET E GJYKATAVE
Herën e parë Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë e dënoi me 5 vite Maringlen Përgjinin për armëmbajtje dhe vrasje nga pakujdesia. Me kërkesë të prokurorisë çështja u ridërgua për gjykim nga Gjykata e Apelit në Shkodër në gjykatën e Lezhës por herën e dytë në 2016-ën, Maringlen Përgjini u shpall i pafajshëm. Pasi çështja erdhi për herë të dytë në Gjykatën e Apelit në Shkodër, prokurori i apelit Elvin Bogaj rindërtoi thuajse këtë ngjarje duke arritur në konkluzionet përfundimtare dhe duke kërkuar 20 vite burg për Maringlen Përgjinin si autor i dyshuar i vrasjes.

Avokati mbrojtës i Përgjinit, Ferit Muça akuzoi prokurorin e Apelit se ka shtrembëruar dosjen ndërsa deklaroi se në bazë të përgjimeve në bisedat e dëshmitarëve dhe të afërmve të të pandehurve rezulton se autor i vrasjes është shtetasi Ergys Nika. Petrit Mhillaj, avokati që mbrojti Ergys Nikën tha se kleinti i tij nuk është autor i vrasjes sepse siç thonë dëshmitarët nuk ka patur fare armë dhe se arma ka qenë e Maringlenit.
Nga ana tjetër avokati i viktimës Idajet Beqiri tha se është dakord me prokurorin e Apelit dhe se Maringlen Përgjini në bazë të të gjitha dëshmive të dëshmitarëve pas vrasjes është autori që kreu krimin duke qëlluar me plumb në ballë Maldin Shtjefnin. Prokurori i apelit në Shkodër Elvin Bogaj nuk u shpreh ndërsa u mjaftua me dosjen e paraqitur dhe arsyetimet përkatëse duke kërkuar 20 vite burg për Maringlen Përgjinin.
Në fund trupi gjykues me kryesues Vojsava Osmanaj dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Marina Rraboshta vendosi dënimin në total me 18 vite burg për Maringlen Përgjinin. Ky i fundit më përpara ka goditur në Lezhë prokurorin Ervin Beqiri ndërsa ndodhej në burg ndërsa është kapur edhe me një sasi droge në burgun e Burrelit. Pas 6 vitesh vjen vendimi i formës së prerë për këtë ngjarje të rëndë ku mbeti i vrarë Maldin Shtjefni.

(BalkanWeb)

Të tjera

Zvicra voton më 8 mars për mbrojtjen e parasë cash në Kushtetutë
Kryesore

Zvicra voton më 8 mars për mbrojtjen e parasë cash në Kushtetutë

Zvicra do të zhvillojë më 8 mars një referendum të rëndësishëm për të ardhmen e parasë fizike. Qytetarët do të...

11:37 14/02/2026
Plagosja e 18-vjeçares në hotelin “Gjuta” në Sauk, tentuan të fshehin gjurmët dhe armën, arrestohen nëna e xhaxhai i të dashurit, tre familjarë në kërkim
Aktualitet

Plagosja e 18-vjeçares në hotelin “Gjuta” në Sauk, tentuan të fshehin gjurmët dhe armën, arrestohen nëna e xhaxhai i të dashurit, tre familjarë në kërkim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesnatës së 14 shkurtit 2026 në zonën e Saukut, në Tiranë, ku...

11:25 14/02/2026
Para

Studentët rikthehen me pankarta tek Kryeministria, këtë herë për tjetër qëllim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zvicra voton më 8 mars për mbrojtjen e parasë cash në Kushtetutë

Zvicra voton më 8 mars për mbrojtjen e parasë cash në Kushtetutë

11:37 14/02/2026
Plagosja e 18-vjeçares në hotelin “Gjuta” në Sauk, tentuan të fshehin gjurmët dhe armën, arrestohen nëna e xhaxhai i të dashurit, tre familjarë në kërkim

Plagosja e 18-vjeçares në hotelin “Gjuta” në Sauk, tentuan të fshehin gjurmët dhe armën, arrestohen nëna e xhaxhai i të dashurit, tre familjarë në kërkim

11:25 14/02/2026
OLAF zbulon skemën e eksportit të mbetjeve toksike nga Durrësi

OLAF zbulon skemën e eksportit të mbetjeve toksike nga Durrësi

14:13 13/02/2026
Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn pas arrestimit për tenderat e AKSHI-t, Igli Tafa emërohet në krye të agjencisë nën hetim nga SPAK

Rama shkarkon Mirlinda Karçanajn pas arrestimit për tenderat e AKSHI-t, Igli Tafa emërohet në krye të agjencisë nën hetim nga SPAK

13:59 13/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.