Skip to content
Bota

Itali/ Merr fund ankthi për 7000 turistët e bllokuar në kroçerë, 2 kinezët nuk ishin me koronavirus

· 1 min lexim

Ditën e djeshme një anije me 7000 pasagjerë u ndalua në Itali pasi u evidentuan dy kinezë të cilët u dyshuan se janë të prekur nga Koronavirusi.

Por pas bllokimit të anijes dhe testimit që u është bërë të dy partnerëve kinezë, nuk janë konfirmuar si të prekur nga ky virus.

Gjatë kësaj kohe që anija qëndroi e ankoruar në portin e Civitavecchia në Itali, 7000 turistët në bord kanë qenë të stresuar pasi ekzistonte rreziku i përhapjes së virusit, dhe nuk u lejuan të largoheshin nga anija.

Në disa pamje të publikuara nga mediat e huaja vihen re sesi pasagjerët janë shpërndarë nëpër anije.

Por pas daljes së rezultateve pasagjerët janë qetësuar duke mos pasur më frikë për rrezik nga Koronavirusi.

Ndërkohë, kryeministri i Italisë Conte, ka dhënë urdhër që të mbyllet linja ajrore Itali-Kinë. Ndërkohë, shifrat e fundit numërojnë 215 të vdekur dhe rreth 9000 të infektuar.