Skip to content
Të Gjitha

Kujdes, pamje të rënda! Brenda tregut të frikshëm ushqimor në Wuhan, epiqendra e koronavirusit (Video)

· 1 min lexim

Ajo çka tashmë është kthyer në një temë globale diskutimi si dhe ka vënë nën alarm shumë shtete, mban emrin e një epidemie të emërtuar koronavirus.

Një virus i rrezikshëm që ka prekur mijëra njerëz në Kinë si dhe u ka marrë jetën qindra të tjerëve.

Shifrat e fundit flasin për më shumë se 170 të vdekur dhe rreth 8000 të prekur.

Mendohet se ky virus e ka origjinën nga supa me lakuriq nate si dhe mishi i gjarprit, megjithatë hipotezat janë të shumta.

Ndërkohë në rrjetet sociale po qarkullon një video e cila po bën xhiron e botës.

Pamje të frikshme nga brenda tregut të mishit në Wuhan, ku nuk mungojnë lakuriqët e natës, minjtë, gjarpërinjtë, qentë dhe macet.

Shumë prej këtyre kafshëve shihen të gjalla, të mbyllura në kafaz.

Vendet aziatike, në veçanti Kina, shquhen për konsumimin e mishit të këtyre kafshëve, ndërkohë që në Perëndim as nuk imagjinohet një gjë e tillë

https://www.youtube.com/watch?v=G31G3I6apwQ