Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë.
Bëhet me dije se një shqiptar, 43-vjeç, është ekzekutuar në mes të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur në rrethinën e Tufellos.
Sipas informacioneve paraprake, 43-vjeçari ishte person me precedentë penale.
Në momentin kur u qëllua ai sapo kishte dal nga banesa e po rikthehej në burgun e Rebibbias pasi kishte dalë me leje.
Shqiptari është goditur me dy plumba, një në kokë e një në gjoks.
I pari që ka mbërritur në vendngjarje ka qenë vëllai i tij 20-vjeçar, i cili ka njoftuar më pas dhe policinë.
Pista kryesore e hetimit që po ndiqet nga efektivët italianë është ajo e dominimit të territorit të shitjeve të lëndëve narkotike.