Skip to content
Të Gjitha

Shqiptari kapet me kokainë në Itali, ja vendi i veçantë ku e mbante të fshehur

· 1 min lexim

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në itali për shpërndarje droge.

Duke ndjekur disa përdorues droge, karabinierët zbuluan një shtëpi ku bëhej shitja e lëndës narkotike.

Policët vunë re se pas disa çastesh, një person u largua nga banesa me makinë.

Ai u ndalua pak metra më tej nga karabinierët.

Këto të fundit i gjetën 20 gr kokainë, e ndarë në doza dhe gati për t’u shitur.

Një pjesë të drogës shqiptar e kishte fshehur në xhupin e xhaketës, ndërsa pjesën tjetër në një kuti karamelesh, të fshehur në kroskotin e makinës.

Më pas karabinierët kontrolluan shtëpinë e shqiptarit, ku gjetën 33 gr të tjera kokainë, të fshehur brenda një çajniku, si dhe pajisje për ndarjen dhe peshimin e kokainës.

Aktualisht shqiptar ndodhet në burg, në pritje të ditës së gjykimit.