Ish-kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës, Zamira Rami, është nën hetim nga SPAK.
Sipas “Dosja.al”, Rami po hetohet për shpërdorim detyre.
Ish-kryebashkiakja është kallëzuar nga disa qytetarë të Gjirokastrës, për shembjen e disa banesave në 2019-ën, për zgjerimin e një rruge.
Fillimisht hetimi ka nisur më 15 korrik të vitit të kaluar nga Prokuroria e Gjirokastrës, e cila ka shpallur moskompetencë për këtë dosje.
Qytetarët që akuzuan Ramin, pretendojnë se ish-kryebashkiakja u ka prishur garazhin e banesës, për të cilin thonë se e kanë me leje.
Ata shprehen, se nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim për prishjen e garazhit.
Mësohet se rruga për të cilën akuzohet Rami është “Memoriali Kodra e Rilindasve”, e cila lidh anën e poshtme të qytetit me sheshin e Çerçizit.