Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë, që të shtyjnë vizitat në këtë shtet, për shkak të koronavirusit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, ku është shfaqur me një maskë në fytyrë, Belortaja shprehet se Kina po kalon orë dramatike dhe autoritetet po marrin masa ekstreme, për të parandaluar përhapjen e virusit.
Ai thekson se transporti në provincat e Wuhan dhe Hubei është mbyllur, janë anuluar festat dhe janë pezulluar disa shërbime publike.
Ambasadori shqiptar shton, se OKB ka paralajmëruar, për një rritje të numrit të viktimave.
Postimi i plotë
“Te dashur miq e bashkekombas kudo ku jeni. Siç e dini Kina po kalon nje situate dramatike. Coronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish por për shkak të potencialit të një rreziku në permasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta per frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes se njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Ëuhan ku virusi shpërtheu dhe beteja eshte perqendruar.
Numri faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSh dhe qe potencialisht mund të agravojë ne ditet ne vijim. Aitoritetet dhe mjekësia ketu po punojne heroikisht.
Këshilloj fort që, derisa situata te merret plotësisht nen kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën ti shtyni për më vonë! Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se ti hyni nje situate me shume rrezik nga virusi por edhe të papritur per shkak te kontrolleve te pazakonshme”, thekson Belortaja.
Kujtojmë këtu se deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 41.
Autoritetet mendojnë se virusi mund të jetë përhapur nga supa e lakuriqit të natës ose mishi i gjarpërinjve.