Skip to content
Të Gjitha

Kreu i PD në Librazhd bën dedikimin prekës pas humbjes së vëllait: “Ku po shkon vëlla, ne jemi 3”

· 1 min lexim

Pasditen e sotme një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.

Si pasojë, humbi jetën Ardian Vreto, 45-vjeç.

Mësohet se Vreto, ish-punonjës policie, është vëllai i kreut të degës së PD në Librazhd, Bujar Vreto.

Ky i fundit ka reaguar pa lajmit të hidhur.

Me anë të një statusi në Facebook, Bujari shpreh dhimbjen për humbjen e vëllait.

Këtë status ai e ka shoqëruar me një foto ku shihet me dy vëllezërit(njëri prej të cilëve është viktima).

Statusi i plotë:

Ardian ku po shkon vëlla?
Ne jemi të tre… pse Zot pse
Zoti të mori pranë vetes”