Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak momente më parë tek “Uji i ftohtë” në Vlorë.
Mësohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër dhe më pas janë larguar.
Për fat të mirë nuk raportohet për viktima.
Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Motivet që e shtynë autorin të qëllonte në ajër janë ende enigmë.