Dy 25-vjeçarë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane.
Po ashtu, me ta është arrestuar dhe një rumune 26-vjeçare.
Dyshohet se 3 personat janë përfshirë në vjedhje në Magenta, Corbetta dhe Robeço.
Ata kishin tentuar të grabisnin shtëpinë e një të moshuare, por janë kapur në flagrancë nga policia.
Nga kontrollet e bluve në banesën dhe automjetin e tyre janë sekuestruar mjete të shumta të vjedhura, një armë lodër, së bashku me tetë orë, disa bizhuteri ari dhe 350 euro të vjedhura.
Pritet që të dalin para gjykatës këto ditë.