Tërmeti i 26 nëntorit ishte padyshim një nga fatkeqësitë më të mëdha të 40 viteve të fundit në vendin tonë.
51 persona humbën jetën, qindra të tjerë u plagosën dhe mijëra njerëz mbetën të pastrehë.
Në një situatë të tillë shkollat në qarkun e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës ndërprenë procesin mësimor.
Së fundmi, Ministria e Arsimit ka njoftuar rreth ditëve kur do zëvendësohen orët e humbura.
Kështu, nxënësit sipas qarqeve të paraqitura edhe në dokument do zëvendësojnë orët e humbura më:
-16.03.2020
-25.01.2020
-15.02.2020
-29.02.2020
-16.03.2020
-28.03.2020.