Skip to content
Të Gjitha

Të dyshuar për tentativën e grabitjes dhe plagosjen e çiftit Laze, në kërkim i afërmi dhe fqinji i tyre

· 1 min lexim

Policia ka shpallur në kërkim dy persona për tentativën e grabitjes në Allias të dielën në mbrëmje dhe plagosjen e çiftit Laze.

Mësohet se i dyshuari i parë është një banor i zonës, i cili nuk është gjetur në shtëpi nga policia.

I dyti është një i afërm i familjes, i cili njihej me njërin nga punëtorët e dyqaneve të bukës të zotëruara nga çifti.

Në total ishin tre grabitës, dy u futën brenda në banesë, ku njëri do të kërcënonte me armë, ndërsa tjetri do të kontrollonte.

Ndërsa i treti i priste jashtë me makinë, në gatishmëri për t’u larguar.

Autorët e njihnin mirë banesën, pasi u futën nga dera e pasme, ku nuk kishte kamera dhe sistem alarmi.

Çifti dyshon se informacionet mund t’i kenë marrë nga i njohuri i njërit prej grabitësve, që punonte në biznesin e tyre.

Afërdita dhe Petrit Laze u përleshën me grabitësit dhe mbetën të plagosur.

Petriti mori në plumb në bark, ndërsa gruaja e tij në kofshë.

Pas ndërhyrjeve kirurgjikale, ata janë jashtë rrezikut për jetën.