Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka zhvilluar një takim të hënën në drejtorinë e Policisë së Tiranës me drejtuesit dhe shefat e sektorëve të ndryshëm.
Veliu u ka kërkuar llogari shefave të policisë, për punën që është bërë deri më tani, nisur edhe nga ngjarjet e fundit kriminale të regjistruara.
Sipas “Report tv”, Veliu ka dhënë dy urdhëra.
I pari ka të bëjë me heqjen e telefonave gjatë shërbimit, për të eliminuar dekonspirimet, ndërsa për të komunikuar do të përdoret vetëm radio.
Gjithashtu Veliu ka kërkuar që në fund të ditës, agjentët të përpilojnë një procesverbal, në lidhje me aktivitetin ditor.
Takimi i Veliut vjen vetëm pak ditë pasi ministri i Brendshëm Lleshaj u kërkoi drejtuesve të policisë, që të ruajnë sekretin hetimor, pasi ka pasur rrjedhje të informacioneve.