Ministria e Brendshme i është ankuar prokurorit të përgjithshëm, Olsian Çela, se nuk kanë drogë për qentë e policisë.
Prokurori më pas kërkesën ia ka përcjellë Prokurorisë së Tiranës.
Në shkresën e firmosur nga Çela, të siguruar nga “Abcnews”, i kërkohet drejtuesve të prokurorisë, të mbajnë kontakte të vazhdueshme me strukturat e policisë, në lidhje me çështjet kur janë sekuestruar lëndë narkotike.
Teksti i plotë
Lënda: Kërkesa për bashkëpunim
Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
Me shkresën nr. 10279, datë 19.02.2019 “Mbi vënien në dispozicin të sasive të nevojshme të lëndëve narkotike për trajnimin e qenve të Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë”, Ministria e Brendshme ka ngritur shqetësimin në lidhje me mungesën e lëndës narkotike për nevoja të trajnimit të qenve të shërbimit policor.
Përsa më sipër drejtuesit e prokurorisë të mbajnë komunikime me strukturat e policisë, për ti informuar mbi çështje të dërguara në gjykatë, ku janë sekuestruar lëndë narkotike sipas specifikimeve që u nevojiten. Bashkëngjitur edhe shkresa e Ministrisë së Brendshme.