Sipas mediave serbe mafia shqiptare ka pastruar në tregun e pasurive të patundshme në Serbi, më shumë se 1.5 miliardë euro.
Ato shkruajnë se ky pastrim parash është kryer nga ndihma e biznesmenëve vendas brenda një dekade.
Media shtetërore serbe citon ‘Kurir’ duke thënë se: “Mafia shqiptare në këtë mënyrë u bë ndoshta lojtari më i madh me një skemë të pastrimit të parave të përftuara përmes krimit, kryesisht drogës dhe trafikimit të armëve.”
Marko Nikoviҫ, ish-drejtori i policies së Beogradit, tha se mafiozët shqiptarë pastrojnë nga 80-100 milionë euro në vit duke blerë pasuri të paluajtshme dhe kjo veprimtari është ndihmuar nga biznesmenë të Serbisë.
“Në këto transaksione, si rregull, shqiptarët nuk shfaqen asnjëherë. Kjo funksionon me anë të personave të tjerë. Ai thotë se shqiptarët përdorin persona me emra si për shembull Petar Petrovic nga Mynihu i cili shërben si fasadë. Investimet më të mëdha të tyre janë në jug dhe juglindje të Serbisë”, u shpreh ai.
Gjithashtu ai tha se mafia shqiptare përdor të njëjtën strategji për të blerë pasuri të patundshme edhe ne vende të tjera si Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci.