Një akt i paprecedentë ka ndodhur në muajin e parë të 2020-ës në Ministrinë e Brendshme.
Kompania “Kajmaku shpk”, ka fituar tender me vlerë 6 milion lekësh të reja, për mirëmbajtjen e sipërfaqjeve të gjelbra në QSUT.
Aksioneri kryesor i kësaj kompanie është ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku.
Ky i fundit është në kërkim nga policia prej 3 muajsh, pasi ka bërë deklarim të rremë në formularin e dekriminalizimit, duke fshehur dënimin në Greqi.
Sipas dokumentit të siguruar nga “Pamfleti”, tenderi është i datës 30.12.2019 dhe është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndrecaj.
Komisioni i vlerësimit të ofertave ka shpallur fitues më pas firmën e Agim Kajamkut.
Të gjitha tenderat e shërbimeve dhe blerjeve të institucioneve qendrore shtetërore në Shqipëri, bëhen vetëm nga Ministria e Brendshme.
Ky organ ka të drejtë të vendosë vlerat, data e tenderave, si dhe të shpallë fituesit.