Kreu i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Sandër Simoni, është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Bazuar në gjetjet e ILDKPI, Simoni e justifikon pasurinë dhe nuk ka fshehje të saj.
Hetimi është kryer për tre kritere, pasurinë, aftësinë profesionale dhe pastërtinë e figurës.
Sandër Simoni ka drejtuar që nga 2004-a Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Kreu i GjKKO dy muaj më parë, kryesoi trupën gjykuese, që dënoi me 4 vite e 6 muaj burg gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi, i akuzuar për korrupsion.
Gjithashtu ai ka mbyllur prapa hekurave Gentian Dodën, i cili akuzohet për korruptimin e gjyqtarit Shkëlqim Miri.
Njëkohësisht Simoni ka marrë pjesë në procesin ndaj grupit të akuzuar nga prokuroria për veprime terroriste, pjesë e Al-Nusra.
Përsa i përket pasurisë, Simoni deklaron pagën e tij, si dhe të ardhurat e bashkëshortes nga puna si pjesë e Departamentit të Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut e prezencës së OSBE në Shqipëri dhe nga aktiviteti si notere.
Gjetjet e KPK:
KPK kreu një hetim të pavarur për pasuritë e deklaruara. Ap 116.2 metra katrorë në Tiranë. Vlera 6 mln e 5 mijë lekë. Burimi është deklaruar një kredi dhe kursime dhe të ardhurat nga pagat. Gjatë hetimit Komisioni ngriti dyshime për çmimin real të këtij apartamenti duke kërkuar nga shoqëria që e ka shitur kontrata të tjera të ngjashme, ku ka rezultuar se ky apartament është shitur me çmim më të ulët nga tregu. KPK ka konstatuar se përputhet deklarimi me dokumentacionin për këtë pasuri. Nuk është konstatuar konflikt interesi me shoqërinë dhe administratorin e kësaj shoqërie. Subjekti ka përfituar kredinë në kushte normale dhe ka pasur mundësi pagimi për këtë apartament.
Automjet në proces çregjistrimi pasi ka deklaruar se e ka humbur pronësinë që në vitin 2003. Ky mjet është hequr nga qarkullimi në 2007, i blerë për 0.5 mln lekë në fund të vitit 2002. KPK konstaton se ka pasaktësi në deklarim për çmimin e mjetit.
Shpenzime për mobilim apartamenti dhe shpenzime për dasmën në vitin 2007. Nga analiza financiare, bashkëshortja dhe gjyqtari rezultojnë me bilanc pozitiv për të kryer shpenzimet në këtë vit. Në përfundim Komisioni del në konkluzionin se gjyqtari ka pasur burime financiare për mobilimin ap dhe dasmës.
Makinë “Ford” e blerë në vitin 2010 për 200 mijë lekë dhe shitur në 2015 për 200 mijë lekë. Komisioni nuk ka konstatuar problematik për këtë pasuri. Huadhënie te vëllai në vlerën 1 milion e 4 mijë lekë. Nga analiza financiare, subjekti dhe bashkëshortja e tij kanë dalë me bilanc pozitiv duke pasur mundësi për krijimin e kësaj shume dhe për tija dhënë hua vëllait të tij në vitin 2014.
Bashkëshortja e subjektit ka dhënë hua vëllait të saj në vlerën 2 mijë e 500 euro. Nga analiza ka rezultuar se subjekti dhe bashkëshortja kanë pasur mundësi për krijimin e kësaj shume. Bashkëshortja e subjektit ka dhënë hua 30 mijë euro kunatit të saj me qëllim blerjen e një apartamenti dhe garazhin. Është hetuar për këtë apartamenet dhe pasurinë e vëllait, shpjegimet e dhëna nga subjekti do të merren parasysh në marrjen e vendimit.
Makinë e bashkëshortes blerë në vitin 2015 për 300 mijë lekë. Burim është deklaruar shitja e një tjetër makine dhe kursimet nga paga. Komisioni nuk konstatoi ndonjë problematik për këtë pasuri. Blerje makinë ‘mercedes’ në 2009 për 840 mijë lekë, burim kursimet e tërhequra nga banka dhe kursimet familjare. Gjithashtu është deklaruar se në 2014 është shitur për 500 mijë lekë. Sipas hetimit rezulton se shitësi ia ka shitur bashkëshortes me lirë se sa ka shpenzuar për të. Komisioni i ka kërkuar shpjegime subjektit për këtë konstatim. KPK ka konstatuar se përputhet dokumentacioni me deklarimin për këtë pasuri. Gjithashtu kanë rezultuar me bilanc pozitiv.
Bashkëshortja ka marrë një kredi 10 mijë euro me kushte favorizuese dhe është shlyer në vitin 2014. Nga analiza rezulton se kanë pasur mundësi për shlyerjen e kësaj kredie. Objekt i marrë me qira në vitin 2015 deri në 2020 dhe nuk është konstatuar asnjë problematikë.