Ka shkuar në 27 numri i të arrestuarve për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit.
Në pranga së fundmi ka rënë Fejzo Dyrmishi, biznesmen ndërtimi.
Nderkohë 11 persona janë në kërkim, ndërsa dy të tjerë nën hetim.
Mësohet se 6 prej të kërkuarve kanë dalë jashtë Shqipërisë.
Ditën e djeshme prokuroria firmosi 38 urdhër-ndalime për ish-zyrtarë vendorë, inspektorë ndërtimi, arkitektë, inxhinierë dhe ndërtues në komunat e Farkës, Kasharit dhe në Bashkinë Vorë.
Në mesin e të ndaluarve është ish-kryekomunari i Farkës, Fatbardh Plaku, i Kasharit, Besnik Fuçia, shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta dhe ish-shefi i Urbanistrikës në Durrës, Adhurim Qehajaj.
Të gjithë këta persona dyshohet se kanë ndërhyrë në strukturë duke holluar bazamentet mbajtëse, apo duke lëshuar leje ndërtimi jashtë kritereve.
Ish-kryekomunari i Farkës, Besnik Fuçia është arrestuar edhe më parë për akuzën e mashtrimit, por u la me detyrim paraqitje.
Ndërsa ish-shefi i Urbanistikës në Durrës, Adhurim Qehajaj, u largua nga puna tetorin e kaluar, pasi kishte marrë dy javë leje.
Në mesin e të arrestuarve është edhe Vjollca Hoxholli, e cila u shiste njerëzve të njëjtin apartament dy herë.
Bashkëshorti i saj Rrapush Hoxholli është dënuar me 10 vite burg për të njëjtën vepër penale, por është liruar për shkak të moshës.
Kujtojmë këtu se rreth një muaj më parë Prokuroria e Durrësit lëshoi 18 urdhër-arreste për zyrtarë, ndërtues, inxhinierë dhe specialistë, por 9 prej tyre u liruan nga gjykata.
Lista me të arrestuarit
LISTA
Fatbardh Plaku ish-kreu i Komunës Farkë
Besnik Fuçia, ish-kreu i Komunës Kashar
Luan Beta, ish-kreu i Urbanistikës, Vorë
Stela Maze, arkitekte
Anila Harxhi, arkitekte
Merita Kushi
Bukurije Halili
Ali Dyrmishi
Vjollca Hoxholli
Gerti Çalliku
Jani Ikonomi
Qirjako Gjergo
Naim Shehi
Ermir Çina
Adhurim Qehajaj-ish shefi i urbanistikës në bashkinë e Durrësit deri në muajin shtator 2019
Gëzim Shkalla
Pëllumb Fortuzi
Xhevahir Doda
Reis Muça
Hekri Disha
Agim Eski
Faik Fejzo