Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mëngjesin e sotëm në kryeqytet.
Një bombol gazi ka shpërthyer në një byrektore në zonën e Yzberishtit.
Si pasojë e shpërthimit janë lënduar lehtë bashkëpronarja e biznesit K.S. dhe dy punëtoret A.M. dhe M.P.
Mësohet se byrektorja ndodhet në katin e parë të një pallati.
Shpërthimi ndërkohë ka shkaktuar dëme të shumta materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjares.
Informacion Paraprak
Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.