Skip to content
Të Gjitha

Trafikantët braktisin makinën në kufirin shqiptaro-grek, policia sekuestron 5 çanta me marijuanë

· 1 min lexim

Policia ka sekuestruar mbi 43 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar.

Operacioni është finalizuar në Kostur.

Efektivët i kanë bërë thirrje një mjeti të ndalonte, mirëpo drejtuesi nuk është bindur.

Ai ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar.

Më pas blutë gjetën mjetin e braktisur.

Brenda tij u gjetën  e sekuestruan 5 çanta me 43 kg 210 gr marijuanë.

Policia arriti të identifikonte pronarin e mjetit, një 45-vjeçar nga Greqia.

Ai u arrestua, ndërkohë që hetimet zbuluan se mjeti në momentin e ngjarjes drejtohej nga një shqiptar 26-vjeç.

26-vjeçari është shpallur në kërkim, por mbetet ende i paidentifikuar pasagjeri.