Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Kovaçit, e cila u gjet e masakruar në Francë, ka tentuar për herë të dytë vetëvrasjen.
Kësaj here ai ka pirë një sasi të konsiderueshme detergjenti.
Kovaçi është pikasur nga rojet e shërbimit në dhomën e tij dhe është transportuar në gjendje të rëndë drejt repartit të urgjencës në spitalin e Beratit.
Për fat të mirë, ai ka shpëtuar falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve.
Pas vrasjes së motrës së tij, Shpëtim Kovaçi ka rënë në depresion.
Ai ka deklaruar më herët, se motra ishte i vetmi person që sillte para në shtëpi dhe kujdesej për familjen.
Pak ditë më parë ndërkohë, vallai i Brunildës, tentoi t’i jepte fund jetës, duke prerë me brisk damarët e fytit.
Trupi i masakruar i Brunilda Kovaçi u gjet në një park në Kanë të Francës pak javë më parë.
Gjatë fundjavës trupi i saj erdhi në atdhe, por dy vëllezërit e saj që ndodhen në burg, nuk u lejuan që t’i jepnin lamtumirën e fundit motrës së tyre.